Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

E prezantojmë informatorin e dytë tremujor mbi diskriminimin të Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për periudhën prill – qershor 2021.

Trajtimi i pabarabartë i një personi ose grupi të caktuar personash për shkak të karakteristikave të tyre personale paraqet diskriminim. Bazat, lloji dhe fushat në të cilat diskriminimi është i ndaluar mbulohen në detaje në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Pranimi i diversitetit dhe mbrojtja nga diskriminimi janë shumë të rëndësishme për përparimin e çdo shoqërie. Për këto arsye, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi i monitoron rastet e diskriminimit, aktivitetet e shtetit dhe të shoqatave të tjera të qytetarëve në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi. Informatori i paraqet të dhënat nga monitorimi gjatë një tremujori.

Informatori mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të projektit “Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Aksion i Përbashkët për Avancimin e Barazisë dhe Drejtësisë Sociale në Komunitetet e Margjinalizuara.”

—————————————————

11 Gusht 2021